Fieri, nyje e rendesishme rajonale ne sistemit
policentrik te qyteteve pergjate Korridorit Veri-jug, qender e
rendesishme shkembimesh dhe transporti nga dhe prej tij ne zemren e
zones agroindustriale me te rendesishme te Shqiperise.
Qender e rendesishme progresi, arsimi dhe kulture,
qe frymezon dhe orienton zhvillimin rajonal nepermjet pajisjes se
vazhdueshme me funsksione te reja ne harmoni me qendrat e tjera te
rajonit.
Fieri, qytet i cili ka rindezur shpirtin e qytetarise dhe eshte “qytet i banoreve”
te tij, ku e ardhmja e qytetit kalon permes fjales se qytetareve dhe
eshte produkt edhe i vendimarrjes se tyre, eshte fryt i integrimit
social dhe zgjidhjes se nevojave te qytetareve.
Fieri ka krijuar nje klime te favorshme per fuqizimin e biznesit dhe
shfrytezimin e qendrueshem te burimeve natyrore gje qe ka rritur
mundesite per punesim dhe terheqien e investimeve nga brenda dhe jashte
vendit.
Fieri, qytet me burime njerezore te kualifikuara
ne administraten publike, sektorin privat dhe joqeveritar, te cilet
bashkepunojne ngushtesisht me njeri-tjetren dhe me qeverine qendrore;
Qytet me administrate qe mat suksesin e punes bazuar ne objektivat dhe
strategjine te cilat ndahen nga te gjithe qytetaret dhe plotesimin e
kerkesave ndaj “qytetareve-klient”.
|
|