FAQJA ZYRTARE E BASHKISE FIER
qyteti copy.jpg
Funksionet e Bashkise PDF Printoni E-mail
Funksionet e Bashkisë janë të shumëllojshme duke prekur shumë fusha te ndryshme te zhvillimit te qytetit, funksione këto të cilat sa kanë ardhur edhe janë rritur nga procesi I decentralizimit të pushtetit lokal.

Në bazë të Ligjit nr.8652, dt.31.07.2000, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, (Kreu IV, neni 9, 10, 11, 12), Bashkia ushtron këto funksione:

1. Në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike:

  1. Furnizimi me ujë të pijshëm
  2. Funksionimi i sistemit të kanalizimeve të ujërave të bardha, të ujërave të zeza dhe kanaleve mbrojtëse të zonave të banuara
  3. Ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugëve me karakter vendor, trotuareve dhe shesheve publike
  4. Ndriçimi i mjediseve publike
  5. Funksionimi i transportit publik urban
  6. Administrimi i varrezave dhe garantimi i shërbimit të varrimit
  7. Shërbimi i dekorit
  8. Administrimi i parqeve, lulishteve dhe zonave të gjelbëruara publike
  9. Grumbullimi, largimi dhe përpunimi i mbeturinave
  10. Planifikimi urban, menaxhimi i tokës dhe strehimi sipas mënyrës së përcaktuar me ligj

2. Në fushën e shërbimeve me karakter social, kulturor e sportiv:

  1. Ruajtja dhe zhvillimi i vlerave kulturore dhe historike vendore, organizimi i veprimtarive dhe administrimi i institucioneve përkatëse
  2. Organizimi i veprimtarive sportive, çlodhëse e argëtuese dhe administrimi i institucioneve përkatëse
  3. Shërbimi social dhe administrimi i institucioneve si: çerdhet, azilet, shtëpitë e fëmijëve, etj.
  4. Në fushën e zhvillimit ekonomik vendor:
  5. Përgatitja e programeve të zhvillimit ekonomik vendor
  6. Ngritja dhe funksionimi i tregjeve publike dhe i rrjetit të tregtisë
  7. Zhvillimi i biznesit të vogël, si dhe zhvillimi i veprimtarive nxitëse si panaire e reklama në vende publike
  8. Organizimi i shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor si: informacioni, struktura dhe infrastruktura e nevojshme
  9. Shërbimi veterinar
  10. Ruajtja dhe zhvillimi i pyjeve, kullotave e burimeve natyrore me karakter vendor

4. Në fushën e rendit dhe mbrojtjes civile:

  1. Ruajtja e rendit publik për parandalimin e shkeljeve administrative dhe garantimi i zbatimit të akteve të Bashkisë
  2. Mbrojtja civile

Gjithashtu Bashkia, por edhe komuna, kanë edhe disa Funksione të Përbashkëta me pushtetin qendror. Bashkia kryen secilin nga funksionet e mëposhtme, veçmas ose së bashku me pushtetin qendror, në përputhje me afatet e përcaktuara me ligj. Në rastet kur pushteti qendror i kërkon Bashkisë, apo komunës, kryerjen e një funksioni të përbashkët ose arritjen e një standardi kombëtar për realizimin e këtij funksioni, ai siguron mbështetje të mjaftueshme financiare dhe materiale.
Bashkia kryen këto funksione të përbashkëta për:

  1. arsimin parashkollor dhe parauniversitar
  2. sistemin e shërbimit parësor shëndetësor dhe mbrojtjen e shëndetit publik
  3. kujdesin social, zbutjen e varfërisë dhe garantimin e funksionimit të institucioneve përkatëse
  4. rendin publik dhe mbrojtjen civile
  5. mbrojtjen e mjedisit
  6. funksione të tjera të përbashkëta sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

Kompetencat e Bashkisë, për funksionet e parashikuara në këtë nen, rregullohen në çdo rast me ligj. Raportet mes njësive të qeverisjes vendore dhe të institucioneve qendrore për funksionet e parashikuara në këtë nen, rregullohen me ligj ose me akte nënligjore.

Bashkia ka edhe Funksione dhe Kompetenca të Deleguara, të cilat janë të detyrueshme ose jo të detyrueshme. Funksionet dhe kompetencat e detyrueshme janë të përcaktuara me ligj.
Institucionet qendrore, kur lejohet me ligj, autorizojnë Bashkinë ose qarkun të kryejnë funksione të caktuara të institucioneve qendrore, duke përcaktuar procedurat e kryerjes dhe të kontrollit për zbatimin e tyre.

Institucionet qendrore mund të autorizojnë Bashkinë të ushtrojë një kompetencë të vetme për një funksion të caktuar.

Bashkisë mund t’i delegohen funksione dhe kompetenca të tjera jo të detyrueshme, mbi bazën e një marrëveshjeje midis njësisë së qeverisjes vendore përkatëse dhe institucionit qendror përgjegjës me ligj për këtë funksion ose kompetencë.

Në çdo rast institucionet qendrore u garantojnë njësive të qeverisjes vendore mbështetjen e nevojshme financiare për ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të deleguara.
Bashkia me nismën e vet mund të përdorë burimet e veta financiare për ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të deleguara, me synim ngritjen në nivel më të lartë të shërbimit në interes të bashkësisë.

Drejtoria Juridike

Drejtori i Drejtorise Juridike ka varesi direkte nga Drejtori i Departamentit te Zbatimit te Legjislacionit, eshte antar i keshillit teknik te KRRT.

Kjo Drejtori perbehet nga nje drejtor, dhe dy specialiste te nivelit te larte drejtues.

MISIONI;

Drejtoria Juridike ka per qellim te asistoje me konsulence juridike ndaj te gjitha strukturave te Bashkise ne funksion te njohjes, interpretimit dhe zbatimit rigoroz te ligjit, akteve nenligjore qe dalin ne baze dhe per zbatim te tij, Vendimeve te Keshillit Bashkiak, si edhe te gjitha akteve administrative te Kryetarit te Bashkise.

Ky departament bashkerendon nismat dhe propozimet e Bashkise se Fierit per permiresimin e kuadrit ligjor dhe nenligjor, per fushat ku ushtron funksionet dhe  veprimtarine institucioni, si dhe permiresimin e procedurave administrative dhe cilesine e standartet e sherbimeve qe i ofrohen qytetareve.Bashkepunon me forumet dhe strukturat e Shoqates se Bashkive te Shqiperise ne drejtim te kontributit qe Bashkia e Fierit jep, si anetare e saj, ne lidhje me procesin  e decentralizimit dhe reformes ligjore ne qeverisjen vendore. Kontribon ne zgjidhjen e kerkesave dhe problemeve qe parashtrojne qytetaret ne rruge administrative, si edhe ne komunikimin me ta, e strukturat e tjera brenda dhe jashte institucionit, per ceshtjet me natyre ligjore dhe juridike.

2. Funksionet dhe detyrat e Drejtorise Juridike jane te perqendruara konkretisht:

  • Siguron asistence ligjore dhe juridike per njohjen me te mire dhe interpretimin e legjislacionit nga strukturat e Bashkise se Fierit.
  • Jep mbeshtetjen dhe konsulencen e nevojshme ligjore te ceshtjeve qe kerkohen per t’u trajtuar nga Kryetari i Bashkise dhe Kabineti.
  • Jep asistence juridike Drejtorive apo sektoreve te Bashkise per hartimin e kontratave e marreveshjeve te ndryshme ne lidhje me realizimin e fiunksioneve, me perjashtim te te gjitha ceshtjeve qe lidhen me prokurimet publike dhe zbatimin e ketyre kontratave, fushe e cila eshte detyre dhe mbulohet nga Drejtoria e Prokurimeve Publike.
  • Harton, ne bashkepunim me strukturat pergjegjese te Bashkise, propozime per permiresimin e standarteve dhe cilesise se sherbimeve dhe procedurave administrative te Bashkise dhe strukturave te saj te varesise, si dhe per permiresimin e akteve nenligjore te Bashkise, rregulloreve etj dhe ia paraqet Kryetarit te Bashkise

Perfaqeson institucionin apo strukturat e Bashkise ne proceset gjyqesore, ku ato jane apo behen pale, me autorizim te Kryetarit te Bashkise apo Kryetarit te Keshillit Bashkiak (kur eshte rasti), si dhe bashkepunon per dhenien prej tyre te te gjitha informacioneve te nevojshme per kete perfaqesim.

Bashkerendon hartimin e opinioneve apo propozimeve te nevojshme mbi projekt aket ligjore apo nenligjore qe vijne per mendim , kur kjo kerkohet nga organet kompetente, si dhe bashkepunon me Shoqaten e Bashkive per te dhene kontributin ne fushen  juridike te Bashkise se Fierit ne forumet e eksperteve apo strukturave te kesaj Shoqate.

Trajton dhe zgjidh , brenda kuadrit te kompetencave , kerkesat dhe ankesat e qytetareve qe i drejtohen Drejtorise apo qe i delegohen nga Kryetari i Bashkise, apo Kabineti i tij, duke synuar ne trajtimin sa me te shpejte dhe zgjidhjen administrative te problemeve , per te evituar keshtu konfliktet me karakter gjyqesor, bazuar ne  Kodin e Procedurave Administrative.

Ofron konsulencen e nevojshme juridike qytetareve , kur kjo kerkohet, per zgjidhjen e problemeve qe ata parashtrojne , duke dhene sugjerimet e nevojshme per ceshtjet qe kane lidhje me veprimtarine e Bashkise.

Bashkerendon punen me institucionin e  Avokatit te Shtetit, per te realizuar nje mbrojtje sa me te efektshme ne proceset gjyqesore ku cenohen interesat shteterore.

Evidenton, trajton dhe shqyrton te gjitha kerkesat dhe ankesat per strehim qe paraqiten ne Drejtorine Juridike.Ben regjistrimin dhe rifreskimin ne listat e te pastreheve te te gjithe familjeve apo qytetareve te pastrehe qe kane  statusin e te pastrehut apo te pastreheve qe rezultojne rishtazi si te tille. Bashkerendon punen me Komisionin e Perhershem te Strehimit per seleksionimin e formulareve te vlefshem te strehimit, si edhe verifikon vertetesine e te dhenave te shenuara ne to. Pergatit listat me familjet me emergjente per strehim, dhe ja paraqet ato per t’u votuar Keshillit Bashkiak. Ne bashkepunim me Entin e Banesave ndjek procedurat per privatizimin e banesave sociale me qira  prej qytetareve te pastrehe te trajtuar me strehim.

SEKSIONI I POLICISE BASHKIAKE


Policia Bashkiake ka varesi administrative nga Kryetari i Bashkise, ndersa juridikisht kontrollohet per zbatimin e Ligjit nga Prefektura e Qarkut, Drejtoria e Policise dhe ka detyrime proceduriale nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Fier.
Seksioni i Policise Bashkiake perbehet nga nje pergjegjes seksioni, nje inspektor, dhe 13 punonjes policie.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, Seksioni i Policisë Bashkiake të Fierit, krahas punës së përditshme, në zbatim të vendimeve të Këshillit Bashkiak, ka zbatuar 68 urdhëra të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë. Këto urdhëra kanë konsistuar në prishjen e objekteve për të hapur trasetë e rrugëve, gjatë zgjerimit të tyre.

Policia Bashkiake ka bërë të mundur bllokimin e aktiviteteve që ndotnin mjedisin, duke hedhur inerte në vende të palejuara. Gjithashtu, janë ndaluar : shitjet e gazit në vende të pamiratuara dhe zëniet e hapësirave publike pa leje.

Eshte bashkëpunuar edhe me institucione të tjera, si me Policinë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, apo me Inspektoriatin e Ndërtimit.

Gjatë këtij viti, jane realizuar 37 bllokime punimesh për kundërvajtje të ndryshme ; konkretisht, 22 raste për ndërtime pa leje; 10 raste për ndotjen e mjedisit (hedhje mbeturinash në trotuare dhe në vende të palejuara); 2 raste për ndotjen e mjedisit duke tregëtuar gazin e lëngshëm në vende të pamiratuara ;

si dhe 3 akte bllokimi për raste të tjera.

Ndërkohë, një numër kundërvajtësish jane ndëshkuar me gjoba, vlera e të cilave është parashikuar në ligjin “Për kundërvajtjet administrative” dhe në vendimet e Këshillit Bashkiak Fier.

Për periudhën janar - qershor 2008, janë vendosur 191 gjoba me vlerë 95.500 lekë dhe janë vjelë ne masen 100 % , si në asnjë vit më parë. Numri i gjobave është sa dyfishi i gjobave të vendosura në vitet 2006 dhe 2007.

Eshte konstatuar se kundërvajtësit janë ndëshkuar kryesisht për tregti pa leje në ambjente publike dhe për ndotje ambjenti. Për kundërvajtësit përsëritës, sanksionet kanë qenë më të ashpra. Një pjesë e madhe gjobash janë vendosur për pronarët e lokaleve që tregëtojne në tavolina të vendosura në trotuare.

Eshte tentuar nga Policia Bashkiake per te sistemuar disa tregtare kundërvajtës në tregje të miratuara, por nuk ka pasur rezultat, pasi shumica e tyre jane tregtare ambulante.

            Aktualisht, në qytetin tonë, krahas veprimtarive në tregjet e miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak, janë konstauar edhe shitje në sheshet midis pallateve dhe në trotuare. Bëhet fjalë për subjekte që tregëtojnë, kryesisht, fruta e perime. Subjektet që tregëtonin mallra industriale në rrugë, aktualisht jane sistemuar në tregje dhe ambjente të licensuara.

Për mbarëvajtjen e tregjeve të miratuara, eshte përpiluar një

akt-marrëveshje, midis pronarëve të tregjeve, tregtarëve të tyre dhe Këshillit Bashkiak. Në akt-marrëveshje, jane percaktuar detyra të qarta për ndarjen e subjekteve, nisur nga mallrat që ata tregëtojnë, si dhe detyrimet që ata do te kene ndaj njëri-tjetrit, si dhe mënyra e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve që mund të lindin në te ardhmen.

Pas përfundimit të një tregu të ri industrial, privat, do të sistemohen përfundimisht edhe tregëtaret e vendosur në afërsi të stadiumit të lojërave me dorë, në brigjet e lumit Gjanica.

Për rreth një muaj, Policia Bashkiake ka aktivizuar forca të shumta, për të mos lejuar shitjen e paligjshme në një truall privat. Por, meqenëse Policisë Bashkiake nuk i lejohet ligjërisht të futet për të ndërhyrë në një ambient privat, ajo ka kërkuar fillimin e procedimit penal për mbylljen e tregut  të palinçensuar.

            Është e nevojshme hapja e një tregu në pjesën veriore të qytetit, për të sistemuar të gjitha subjektet që tregëtojne në vendin e quajtur “Sharra” dhe përpara Shtëpisë së të moshuarve.