FAQJA ZYRTARE E BASHKISE FIER
qyteti copy.jpg
Kryetari PDF Printoni E-mail

Image Qytetarëve dhe Miqve të Qytetit të Fierit

Fieri, si një nyje shumë e rëndësishme e Korridorit Veri-Jug, në zemrën e zonës agroindustriale më të rëndësishme të Shqipërisë është një qendër progresi, arsimi, kulture, shkëmbimesh dhe transporti që frymëzon dhe orienton zhvillimin rajonal.

Bashkia e Fierit sot projekton të ardhmen mbi bazën e vlerave territoriale dhe shfrytëzimit të mençur të potencialeve ekonomike dhe natyrore, duke krijuar kështu një klimë të favorshme për fuqizimin e biznesit.

Kjo strategji ka rritur mundësitë për punësim dhe tërheqjen e investimeve nga brenda dhe jashtë vendit.

Tashmë Fieri ka një plan strategjik zhvillimi dhe një plan urban afatgjatë, që e bëjnë lider në fushën e planifikimit.

Fieri është një hapësirë, një mundësi më shumë drejt zhvillimit.

Vetë fierakët çdo ditë kërkojnë ta bëjnë më të mirë dhe funksional qytetin, per vete dhe fëmijët e tyre...

Besojmë se po ju sjellim një eksperiencë që ka nisur, e cila vlen të përhapet në gjithë qytetet tona, për të gjithë Shqipërinë tonë që, realisht , është një vend i pasur në histori, asete dhe burime njerëzore.

Promovimi i vlerave të qytetit të Fierit nëpërmjet kësaj pakete promovuese është produkt i impenjimit intelektual dhe qytetar të specialistëvë më të mirë të fushës në bashkëpunim me biznesin fierak, nën koordinimin e stafit të Bashkisë Fier.

Gjithë kontribuesve që mundësuan realizimin e kësaj vepre kaq të rëndësishme për qytetin tonë ju shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time më të sinqertë.

 

       Me respekt

Kryetari i Bashkisë

     Baftjar Zeqaj