Struktura organizative e
Bashkise, emertimet dhe numri i personelit te tyre propozohen nga Kryetari i
Bashkise dhe miratohen nga Keshilli Bashkiak.
Administrata e Bashkise:
eshte e organizuar me kabinet,
Departamente, Drejtori/Njesi/ Njesi administrative dhe Sektor/Zyre.
drejtohet nga Kryetari i Bashkise i
ndihmuar nga zevendes Kryetaret e saj.
KRYETARI I BASHKISE
Kryen funksionet dhe realizon
ushtrimin e kompetencave ne zbatim te ligjit nr.8652, date 31.07.2000 ”Per
organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”
Zv/kryetaret e Bashkise
drejtojne dhe jane pergjegjes per plotesimin e funksioneve dhe detyrave qe u
ngarkon Kryetari i Bashkise
KABINETI I KRYETARIT
Eshte njesi strukturore e
administrates se Bashkise, ka pergjegjesine per organizimin e punes ne
perputhje me axhenden e Kryetarit dhe per plotesimin e detyrave qe rrjedhin
prej saj, per bashkerendimin e puneve dhe bashkeveprimin e strukturave per
zhvillimin e veprimtarise se Bashkise si dhe per përgatitjen e materialeve dhe
plotësimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin normal të veprimtarisë së
përditeshme të kryetarit. Drejtohet nga shefi i kabinetit
DEPARTAMENTI
Eshte njesi strukturore e
administrates se Bashkise qe sherben per kryerjen e nje ose disa funksioneve te
veta, te perbashketa ose te deleguara. Ka pergjegjesine per formulimin dhe
ekzekutimin e politikave ne nje apo disa fusha te caktuara, per perdorimin me
eficence te burimeve, per arritjen e rezultateve te percaktuara ne zbatim te
strategjise se zhvillimit te Bashkise Fier dhe per dhenien e keshillimit
perfundimtar dhe te drejtperdrejt Kryetarit te Bashkise per çeshtje komplekse
apo per nje numer veprimtarish te Bashkise. Brenda departamentit, sipas
funksioneve qe mbulojne, organizohen disa drejtori dhe sektore/zyra te vecanta.
Ne bashkiDrejtohet nga drejtori i departamentit qe eshte nepunes civil i
nivelit te larte drejtues
DREJTORIA
Eshte njesi strukturore baze e
departamenti qe sherben per kryerjen e nje ose disa funksioneve te peraferta dhe
ka pergjegjesi te qarte per formulimin e politikes se nje fushe te caktuar, per
zbatimin e saj dhe per arritjen e rezultateve te percaktuara. Eshte burimi me i
rendesishem i keshillimit per çeshtjet qe lidhen me kete fushe dhe kontribuon
ne vendimarrjen per fusha dhe aktivitete te tjera. Çdo drejtori ka nje ose me
shume specialist te nivelit te larte dhe per aspekte apo perberes te veçante,
ne te organizohen sektore/zyra te vecanta me nje ose disa specialist te mesem,
specialist ose punonjes. Drejtohet nga drejtori i drejtorise qe eshte nepunes
civil i nivelit te mesem drejtues.
SEKTORI/
ZYRA
Eshte njesi strukturore e
drejtorise, ne raste specifike e departamentit, dhe pergjigjet per aspekte te
veçanta te nje apo disa elementeve te nje fushe te caktuar te specialitetit,
per kordinimin e mendimeve, per zbatimin e programeve, per pergatitjen e
propozimeve perfundimtare te mbeshtetura ligjerisht dhe profesionalisht qe
duhen aprovuar nga eprori direkt, per zgjidhjen e problemeve qe lidhen me
realizimin e projekteve brenda Bashkise si dhe te detyrave te percaktuara.
Drejtohet nga pergjegjesi i sektorit/zyres qe eshte nepunes civil i nivelit te
ulet drejtues.
Nepunes civile dhe punonjes ne administraten e Bashkise
Fier.
1.Funksionar, ne poste politike,
te administrates se Bashkise jane zv/kryetaret, shefi i kabinetit te Kryetarit
2. Poste te sherbimit civil ne
administraten e Bashkise Fier, sipas radhes hierarkike, jane:
drejtor i Departamentit, drejtor i
Drejtorise/Njesise, pergjegjes i Sektori/Zyre/Specialist i nivelit te
larte(SNL), Specialist i nivelit te mesem (SNM) dhe Specialist.
3.Punonjes, jo nepunes civil, ne
administraten e Bashkise jane punonjesit e tjere.
Bashkepunimi
ndermjet strukturave te Administrates se Bashkise
- Te gjitha strukturat e administrates
se Bashkise bashkepunojne dhe bashkeveprojne
me njera tjetren per realizimin e shpejte, te
sakte dhe me kompetence te funksioneve te Bashkise.
- Bashkepunimi realizohet
nepermjet pjesmarrjes aktive te dy a me shume strukturave
te veçanta
ne zgjidhjen e problemeve, ne varesi nga natyra e tyre si dhe me shqyrtimin dhe
diskutimin e ceshtjeve e te problemeve te ndryshme ne takimin me Kryetarit.
- Bashkepunimi kerkohet me shkrim
nga departamenti, drejtoria, sektori/zyra apo
nepunesi i ngarkuar
me trajtimin e nje çeshtje te caktuar pas ciklimit te drejtorit te
departamentit. Çdo strukture apo nepunes i veçante qe i paraqitet nje kerkese e
tille, eshte i detyruar qe ti pergjigjet kerkese menjehere apo ne nje rast te
argumentuar jo me vone se brenda 5 diteve.
-Per zgjidhje te
probleme qe kerkojne pjesmarrjen e disa departamenteve, drejtorive
apo sektoreve/zyrave sipas fushave perkatese,
ne varesi te specifikave te tyre, çdo nepunes apo punonjes i Bashkise eshte i
detyruar te bashkepunoj per zgjidhjen e tyre.
-Konfliktet e krijuara ne
lidhje me kompetencat dhe detyrat e çdo strukture apo nepunesi i relatohen
Kryetarit te Bashkise i cili vendos ne lidhje me to.
Me vendim te Keshillit te
Bashkise Fier, Nr.03, date 31.01.2008, ndryshuar me Vendim te Keshilit Bashkiak
Nr.21, date 10.4.2008, eshte miratuar struktura organizative dhe numri i
personelit te Administrates, te institucioneve dhe te ndermarrjeve publike ne
varesi te Bashkise. Ne Administraten e Bashkise Fier jane te miratuar 171
vende pune per nepunes civil dhe
punonjes. Nga keta 6 vende jane per nepunes funksionar ne poste politike, 102 jane per nepunes civil ne poste te
sherbimit civil dhe 63 jane per nepunes
e punonjes te tjere. Punojne 120 nepunes
me arsim te larte, 44 punonjes me me arsim te mesem dhe 6 punonjes me arsim 8 vjecar. Nga keta: 82
femra ( 48%) dhe 88 (52%) meshkuj
Me teper informacion per
stafin e bashkise dhe te ndermarrjeve ne varesi te saj jepet ne tabelen e
meposhtme:
|
Struktura
|
Arsim i larte
|
Arsimmesem
|
Arsim
8 vjecar
|
Femra
|
Meshkuj
|
Numri i nepunesve e
punonjesve
|
Vende pune te lira
|
|
Administrata
e Bashkise
|
120
|
44
|
6
|
82
|
88
|
170
|
1
|
|
Drejtori e Artit dhe kultures
|
29
|
26
|
3
|
28
|
30
|
58
|
|
|
Drejtoria
e Q. Ekonomike
|
4
|
36
|
3
|
37
|
6
|
43
|
|
|
Shtepia e te
moshuarve
|
4
|
13
|
3
|
8
|
12
|
20
|
|
|
Shumesporteshi
|
3
|
11
|
8
|
6
|
16
|
22
|
|
|
Ndermarrja
Komunale
|
7
|
50
|
40
|
38
|
59
|
97
|
|
|
Ndermarrja e
Pastrimit
|
10
|
28
|
100
|
47
|
91
|
138
|
|
|
Gjithsej
|
177
|
208
|
163
|
246
|
302
|
548
|
1
|
Policia Bashkiake ka për detyrë :
- Të sigurojë
zbatimin efektiv të urdhërave të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë dhe të
vendimeve të këshillit që kanë të bëjnë me sigurimin e rendit e të qetësisë dhe
mbarëvajtjen e punëve publike.
- Të marrë masa për
ruajtjen e pasurisë së bashkisë si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj.
- Të sigurojë
zbatimin e urdhrave të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë në lidhje me personat
juridikë ose fizikë, që nuk plotësojnë konform ligjit detyrimet financiare e
fiskale, ndaj bashkisë, si dhe çdo detyrim tjetër pasuror ndaj tyre.
- Të mbikëqyrë e
verifikojë nëse shtetasit në administrim të pasurisë së tyre, zbatojnë ose
plotësojnë kërkesat e akteve bashkiake.
- Të konstatojë e të
parandalojë ndotjet e mjedisit, hedhjet e mbeturinave të ndryshme, si dhe të
sinjalizojë Kryetarin e Bashkisë për shfaqjet e parazitëve të dëmshëm e të
rrezikshëm si dhe për rastet e shfaqjes së epidemive.
- Të ndalojë, shmangë
e prishë ndërtimet e paligjshme, të ndalojë zëniet e paligjshme të trojeve dhe
të ndërtesave e objekteve publike të bashkisë, si dhe të organizojë lirimin e
tyre.
- Të kujdeset për
qetësinë publike, duke shmangur zëniet, mënjanuar zhurmat e shkaktuara nga
grumbullimet e njerëzve, autoparlantet e radiove e magnetofoneve, rënia pa vend
e burive të automjeteve në rrugë, banesa, plazhe e mjedise të tjera publike, që
sjellin shqetësime për të tjerët.
- Të marrë masa për
ruajtjen e rendit, kur ka grumbullime njerëzish, si në tregje, panaire,
ceremoni publike, artistike, fetare e sportive, në kinema, teatro, pallate e
salla sportive, objekte të kultit dhe në mjedise të tjera publike.
- Të inspektojë
tregjet, të kontrollojë zënien e vendeve për tregti ambulante, të verifikojë
pajisjen me licensë të tregtarëve dhe personave të tjerë që merren me
veprimtari shitblerje, me tregtimin e pijeve alkoolike, objekteve me vlera
artistike e kombëtare, të lëndëve djegëse, të kontrollojë respektimin e masës,
peshës dhe çmimin e shitjes.
- Të kujdeset për
respektimin e orarit të shërbimit të njësive tregtare, bufeve, restoranteve,
bilardove, lojrave të fatit e të objekteve të tjera me veprimtari publike, si
dhe për zbatimin nga ana e tyre të rregulloreve apo urdhërave të nxjerra nga
Kryetari i Bashkisë.
- Të kontrollojë
marrjen e masave të sigurisë që parandalojnë fatkeqësitë e ndryshme natyrore si
dhe të ndihmojë në kapërcimin e tyre duke u dhënë gjithashtu ndihmë të
dëmtuarve në raste urgjence.
- Të marrë masa të
përkohshme ndaj të sëmurëve psikikë në gjendje të rëndë, që krijojnë shqetësime
për rendin publik.
- Të kujdeset për ruajtjen
e afisheve, njoftimeve e shpalljeve publike si dhe heqjen e atyre të paligjshme
ose të paautorizuara.
- Të kontrollojë e të
marrë masa për zbatimin e rregulloreve, urdhërave e udhëzimeve të lëshuara nga
Kryetari i Bashkisë apo i komunës për probleme që lidhen me zbatimin e këtij
ligji.
- Për shkeljet e
vërejtura punonjësit e Policisë Bashkiake kanë të drejtë të gjobitin në vend
personat përgjegjës në masën 500 deri në 5000 lekë. Kundërvajtësit janë të
detyruar të paguajnë gjobën brenda 5 ditëve nga data e dhënies. Për çdo ditë
vonesë gjoba paguhet me kamatë 2 për qind. Me kalimin e afatit njëmujor, gjoba
vilet sipas rregullave të përcaktuara në ligjin "Për kundërvajtjet
administrative".
|