Keshilli Bashkiak ne Bashkine Fier eshte ngritur dhe funksionon ne baze te ligjit nr. 8652 dt 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore’, te miratuar nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise, me propozim te Keshillit te Ministrave.
Anetaret e Keshillit. Zgjedhja e anetareve te Keshillit Bashkiak behet ne baze te nenit 23 te ligjit “Per organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore’, dhe numri i tyre caktohet ne baze te nenit 24 te po ketij ligji.
Menyra e Zgjedhjes se keshilltareve te keshillit bashkiak behet sipas dispozitave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.
Numri i anëtarëve të këshillit komunal dhe bashkiak përcaktohet sipas numrit të popullsisë.
Bashkia Fier ka nje popullsi prej 82.262 banore, dhe ne baze te nenit 24, Bashkia Fier futet ne grupin e popullsise nga 50 000 – 100 000 banore dhe duhet te kete 35 anetare te Keshillit Bashkiak.
Në zbatim të këtij neni, prefekti përcakton numrin e anëtarëve të këshillit për çdo komunë e bashki nën juridiksionin e tij, mbi bazën e numrit të banorëve sipas evidencave të zyrave të gjendjes civile të datës 1 janar të vitit kur zhvillohen zgjedhjet.
Keshilli bashkiak zgjidhet nje here ne kater vjet. Ai bazohet juridikisht ne ligjin’’Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore’’.Te gjitha vendimet e keshillit bashkiak jane transparente dhe publikohen ne Buletinin mujor informativ te Bashkise Fier. Nga Janari 2008 e deri me sot keshilli bashkiak Fier ka miratuar 43 vendime te rendesishme. Ky keshill perbehet nga 35 anetare, nga te cilet 29 jane meshkuj dhe 6 femra. Te gjithe anetaret e ketij keshilli jane me arsim te larte.
Kryetari i Keshillit Bashkiak eshte z. Vasillaq Ngresi.
Komisionet e perhereshme prane keshillit bashkiak jane;
1) Komisioni I ekonomise dhe finances.
2) Komisioni per ceshtjet juridike
3) Komisioni per punet publike dhe emergjencat.
4) Komisioni per zhvillimin urban dhe planifikimin e territorit.
5) Komisioni per ceshtjet sociale.
6) Komisioni i arsimit,kultures,sporteve dhe marredhenieve me jashte.
Anetaret e keshillit bashkiak aderojne ne forca politike te ndryshme.
Pjesemarres ne keshillin bashkiak te dale nga zgjedhjet vendore te 18 shkurtit 2007.
1.Partia Socialiste
2.Partia Demokratike
3.Levizja Socialiste per Integrim
4.Partia Republikane
5.Partia per Drejtesi dhe Integrim
6.Partia Agrare Ambjentaliste
7.Partia Demokrate e Re
8.Partia Balli Kombetar
9.Levizja per Zhvillim Kombetar
10.Partia Social Demokrate
11.Partia Bashkimi Per Te Drejtat e Njeriut |
13
8
4
2
2
1
1
1
1
1
1
|
SBF.pdf
|