FAQJA ZYRTARE E BASHKISE FIER
sherbimet copy.jpg
Sherbime PDF Printoni E-mail
Per decentralizimin e sherbimeve eshte hapur zyra per mbrojtjen e femijeve, e cila ka filluar te funksionoje qe nga Dhjetori i 2006.  Kjo zyre eshte krijuar si rezultat i bashkepunimit te fondacionit Terre des homes dhe Bashkise Fier.

Ne janar 1993 Parlamenti Shqiptar aprovoi ligjin “Mbi Ruajtjen e Ambjentit” i cili ishte perpiluar mbi bazen e legjislacioneve te ndryshme Europiane dhe me konsultime me eksperte te organizmave te ndryshem nderkombetare si Banka Boterore dhe UNEP-i. Nga qellimet kryesore te ketij ligji eshte parandalimi dhe pakesimi i ndotjeve, konservimi specifik i bio ndryshimeve ne pershtatje me sfondin natyral biogjeografik te vendit, menaxhimi i duhur i burimeve natyrore dhe ndalimi i mbishfrytezimit te tyre, restaurimi ekologjik i zonave te demtuara nga aktiviteti njerezor ose fenomene te ndryshme natyrore, ruajtja e balancit ekologjik dhe te jeteses dhe ruajtja dhe mirembajtja e ambjentit. Per te paren here ky ligj parashikon procedura te Vleresimit te Ndikimit ne Mjedis te cilat jane te detyrushme per cdo veprimtari apo projekt i cili ka ndikime te rendesishme ne ambjent dhe jane te rendesishme per jeten e njeriut. Ligji i detyron te gjithe ata persona fizike dhe juridike te cilet zhvillojne nje aktivitet ekonomik dhe social, qe mund te kete ndikime mbi ambjentin, qe te marrin licensat e duhura ne institucionet perkatese.Ky ligj u permiresua me shume me ligjin Nr 8934 dt05/09/2002 “Mbi Mbrojtjen e Mjedisit”.