FAQJA ZYRTARE E BASHKISE FIER
projektet.jpg
Projekte PDF Printoni E-mail
ImageAnaliza Institucionale e Bashkise eshte nje dokument ku pershkruhet organizimi administrativ i bashkise se Fierit dhe bashkepunimi i aktoreve qe gjenden ne administrate per te ofruar sherbimet ndaj qytetareve. Bashkepunimi i aktoreve eshte shpjeguar bazuar ne te dhenat qe shkembejne me njeri tjetrin.Duke u nisur nga te dhenat elementare qe shkembehen midis aktoreve per te kryer funksionet perkatese eshte arritur ne nje ide ne lidhje me sistemin e informacionit i cili suporton arritjen e qellimit te ekzistences se Bashkise.
Funksionet ose detyrat e bashkise jane paraqitur me ane te skemes funksionale e cila shpreh lidhjen e funksioneve qe kryen cdo aktor ne skemen organizative, cfare te dhenash perdor per te kryer funksionin perkates dhe nese e krijon apo e perdor keto te dhena.
Keto te dhena grupohen bazuar ne kuptimin e tyre ne baza te dhenash qe integrohen bashke me funksionet dhe me aktoret ne Sistemin e Informacionit. Duke perdorur keto te dhena per Bashkine nxirren njohuri mbi pjeset perberese te SI , komunikimin e pjeseve perberese dhe si mund te permiresojne shanset e arritjes se objektivave nga Bashkia. Me pas nxirret ne perfundime per prioritete ne lidhje me automatizimin e SI.
Ky dokument duhet kuptuar si nje analize globale e Bashkise per te patur me te qarte se ne cfare drejtimi duhet te shkoje automatizimi i SI. Per implementimin e ketij automatizimi duhet konsideruar nje analize me ne detaj dhe specifike qe fokusohet ne ate pjese te SI qe do te automatizohet.
Analiza eshte bere bazuar ne informacionin qe gjendet ne rregulloren e re te bashkise se Fierit dhe ne intervistat e marra ne sektoret e ndryshem.
Disa nga projektet e Bashkise Fier jane:
  • Sistemi i Informacionit (SI)
  • Plani Rregullues – vazhdimi (PRr)
  • Plani i Investimeve Kapitale (PIK)
  • Buxhetimi me Pjesemarrje (BP)