FAQJA ZYRTARE E BASHKISE FIER
turizmi copy.jpg
Turizmi PDF Printoni E-mail

Turizmi .jpgNë Fier dhe në zonat përreth ka kushte premtuese natyrore për zhvillimin e turizmit. Disa nga pasuritë që mund të propagandohen brenda vendit dhe jashtë janë:

-         Plazhe me rërë përgjatë bregdetit (si në Seman, Hidrovor, Pish-Poro, Darzezë,  etj);

-         Zonat kënetore, të pasura me florë dhe faunë, me peisazhe interesante natyrore, që do të tërhiqnin mjaft turistë;

-         Grykëderdhjet e lumenjve Vjosa, Shkumbin dhe Seman, të cilat ofrojnë potenciale për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe gjahut;

-         Vende me trashëgimi historike, të cilat përfshijnë gjurmë te qytetërimit të lashtë, një varg manastirësh të mesjetës dhe muze historikë si ai arkeologjik në Apolloni;

-         Nga e kaluara si trashëgimi e ndërtimeve të kultit kristian, janë trashëguar një sërë kishash dhe manastiresh mesjetare, të cilat mbartin një interes fetar, shkencor, kulturor, artistik dhe historik.

Traditat, zakonet, mënyra e jetesës në fshatrat e qarkut e sidomos festat, ceremonitë, kostumet, këngët, vallet, krijojnë një ofertë të pasur për turizmin kulturor.