FAQJA ZYRTARE E BASHKISE FIER
bashkia copy.jpg
Qyteti PDF Printoni E-mail
dsc_1574.jpgFieri është një nga qendrat urbane më të mëdha të Shqipërisë. Ai ndodhet 100 km nga kryeqyteti, Tirana me një popullësi prej 82.000 banorësh dhe një pozicion të favorshëm gjeografik. Qyteti përshkohet nga tre lumenj.

Ky territor ka një histori shumë të pasur që nga kohët e lashta. Qyteti ështe i rrethuar nga tre monumente kulturoro- historike të Shqipërisë: Apollonia, Bylis dhe Ardenica. Është gjithashtu një nga rajonet kryesore arkeologjike të Shqipërisë.

Fieri ndodhet në kryqëzimin e rrugëve midis Veriut dhe Jugut. Është korridori më i rëndësishëm tregëtar dhe industrial në vend. Qyteti është i njohur për njerëzit e tij punëtor e vital dhe si një nga qendrat më të zhvilluara te vendit, i dyti pas kryeqytetit.

Kushtet e favorshme klimaterike dhe njerëzit e tij energjike, të kombinuar me traditën dhe historinë, e bëjnë një nga vendet më të këndshëm të Shqipërisë. Me ide të reja për zhvillim dhe njerëz krijues,  qytet është i hapur për zhvillimin e biznesit.