 Ekonomia fierake në vite Para luftës së Dytë Botërore qyteti i Fierit ka qenë një qendër e vogël bujqësore. Në periudhën para viteve 90-të sektori kryesor ka qenë industria nxjerrëse dhe përpunuese e naftës, industria kimike, mekanike, energjetike (TEC-i), ndërtimi dhe bujqësia. Zhvillimi i ekonomisë lokale pas viteve ’90 ka pësuar ndryshime të mëdha si në pronësinë ashtu dhe në strukturën e saj. Tregëtia, sherbimet, toka bujqësore ishin të parat që kaluan në pronësi private. Privatizimi vazhdoi me industrinë e lehtë e ushqimore, me ndërtimin, mekanikën bujqësore, etj. Ndërmarrjet me rëndësi strategjike u transformuan në shoqëri tregëtare me aksioner shtetin. Privatizimi i dha një zhvillim të shpejtë dhe të vrullshëm ekonomisë së qytetit në përputhje me kërkesat e tregut. Tregëtia dhe shërbimet ishin të parat biznese që filluan transformimin. Sot, Fieri është rrethi i tretë në Shqipëri, përsa i përket qarkullimit të parasë dhe të të ardhurave.
|