|
Drejtori i Drejtorise Juridike ka varesi direkte nga
Drejtori i Departamentit te Zbatimit te Legjislacionit, eshte anetar i Keshillit Teknik ne KRRT-ne e Bashkise.
Kjo Drejtori perbehet nga nje drejtor, dhe dy specialiste te
nivelit te larte drejtues.
1.MISIONI
Drejtoria Juridike ka per qellim te asistoje me konsulence
juridike ndaj te gjitha strukturave te Bashkise ne funksion te njohjes,
interpretimit dhe zbatimit rigoroz te ligjit, akteve nenligjore qe dalin ne
baze dhe per zbatim te tij, Vendimeve te Keshillit Bashkiak, si edhe te gjitha
akteve administrative te Kryetarit te Bashkise.
Ky department bashkerendon nismat dhe propozimet e Bashkise
se Fierit per permiresimin e kuadrit ligjor dhe nenligjor, per fushat ku
ushtron funksionet dhe veprimtarine
institucioni, si dhe permiresimin e procedurave administrative dhe cilesine e
standartet e sherbimeve qe I ofrohen qytetareve.Bashkepunon me forumet dhe
strukturat e Shoqates se Bashkive te Shqiperise ne drejtim te kontributit qe
Bashkia e Fierit jep, si anetare e saj, ne lidhje me procesin e decentralizimit dhe reformes ligjore ne
qeverisjen vendore.Kontribon ne zgjidhjen e kerkesave dhe problemeve qe
parashtrojne qytetaret ne rruge administrative, si edhe ne komunikimin me ta, e
strukturat e tjera brenda dhe jashte institucionit, per ceshtjet me natyre
ligjore dhe juridike.
2. Funksionet dhe detyrat e Drejtorise Juridike jane te perqendruara
konkretisht:
- Siguron
asistence ligjore dhe juridike per njohjen me te mire dhe interpretimin e
legjislacionit nga strukturat e Bashkise se Fierit.
- Jep
mbeshtetjen dhe konsulencen e nevojshme ligjore te ceshtjeve qe kerkohen per
t’u trajtuar nga Kryetari I Bashkise dhe Kabineti.
- Jep
asistence juridike Drejtorive apo sektoreve te Bashkise per hartimin e
kontratave e marreveshjeve te ndryshme ne lidhje me realizimin e
fiunksioneve, me perjashtim te te gjitha ceshtjeve qe lidhen me prokurimet
publike dhe zbatimin e ketyre kontratave, fushe e cila eshte detyre dhe
mbulohet nga Drejtoria e Prokurimeve Publike.
- Harton,
ne bashkepunim me strukturat pergjegjese te Bashkise, propozime per
permiresimin e standarteve dhe cilesise se sherbimeve dhe procedurave
administrative te Bashkise dhe strukturave te saj te varesise, si dhe per
permiresimin e akteve nenligjore te Bashkise, rregulloreve etj dhe ia
paraqet Kryetarit te Bashkise
- Perfaqeson
institucionin apo strukturat e Bashkise ne proceset gjyqesore, ku ato jane
apo behen pale, me autorizim te Kryetarit te Bashkise apo Kryetarit te
Keshillit Bashkiak(kur eshte rasti), si dhe bashkepunon per dhenien prej
tyre te te gjitha informacioneve te nevojshme per kete perfaqesim.
- Perfaqesojne gjithashtu institucionin apo strukturat e Bashkise
ne proceset gjyqesore, ku ato jane apo behen pale, me autorizim te
Kryetarit te Bashkise apo Kryetarit te Keshillit Bashkiak(kur eshte
rasti), si dhe bashkepunon per dhenien prej tyre te te gjitha informacioneve
te nevojshme per kete perfaqesim
- Bashkerendon
hartimin e opinioneve apo propozimeve te nevojshme mbi projekt aket
ligjore apo nenligjore qe vijne per mendim , kur kjo kerkohet nga organet
kompetente, si dhe bashkepunon me Shoqaten e Bashkive per te dhene
kontributin ne fushen juridike te
Bashkise se Fierit ne forumet e eksperteve apo strukturave te kesaj
Shoqate.
- Trajton
dhe zgjidh , brenda kuadrit te kompetencave , kerkesat dhe ankesat e
qytetareve qe I drejtohen Drejtorise apo qe I delegohen nga Kryetari I
Bashkise, apo Kabineti I tij, duke synuar ne trajtimin sa me te shpejte
dhe zgjidhjen administrative te problemeve , per te evituar keshtu
konfliktet me karakter gjyqesor, bazuar ne
Kodin e Procedurave Administrative.
- Ofron
konsulencen e nevojshme juridike qytetareve , kur kjo kerkohet, per
zgjidhjen e problemeve qe ata parashtrojne , duke dhene sygjerimet e
nevojshme per ceshtjet qe kane lidhje me veprimtarine e Bashkise.
- Bashkerendon
punen me institucionin e Avokatit
te Shtetit, per te realizuar nje mbrojtje sa me te efektshme ne proceset
gjyqesore ku cenohen interesat shteterore.
- Evidenton,
trajton dhe shqyrton te gjitha kerkesat dhe ankesat per strehim qe
paraqiten ne Drejtorine Juridike.Ben regjistrimin dhe rifreskimin ne
listat e te pastreheve te te gjithe familjeve apo qytetareve te pastrehe
qe kane statusin e te pastrehut apo
te pastreheve qe rezultojne rishtazi si te tille.Bashkerendon punen me
Komisionin e Perhershem te Strehimit per seleksionimin e formulareve te
vlefshem te strehimit, si edhe verifikon vertetesine e te dhenave te
shenuara ne to.Pergatit listat me familjet me emergjente per strehim, dhe
ja paraqet ato per t’u votuar Keshillit Bashkiak.Ne bashkepunim me Entin e
Banesave ndjek procedurat per privatizimin e banesave sociale me qira prej qytetareve te pastrehe te trajtuar
me strehim.
|